Artikull
Kryetari i Bashkisë së Varnës, Bllagomir Kocev, u lirua
Premte 28 Nëntor 2025 14:39
Premte, 28 Nëntor 2025, 14:39
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Pas pesë muajsh në paraburgim, Kryetari i Bashkisë së Varnës, Bllagomir Kocev, u lirua këtë mëngjes. Gjykata e Qarkut të Varnës dje ia ndryshoi masën e paraburgimit nga "paraburgim" në një "garanci parash" prej 200 000 levash (rreth 100 000 euro). Shuma e madhe u mblodh brenda katër orësh nga qytetarët dhe u soll në gjykatë.
"Kam një përgjegjësi ndaj popullit të Varnës që duhet ta përmbush, por së pari dua t'i puth fëmijët e mi. Shpresoj që të hënën të shkoj në punë dhe të jemi në ritmin e duhur, sepse qyteti ka nevojë për këtë," u tha Bllagomir Kocev qytetarëve që u mblodhën për ta mirëpritur. Ai shtoi se ky është një mësim për të gjithë.
"Njerëzit mund të shohin se çfarë mund t'i ndodhë kujtdo. E gjithë e vërteta do të bëhet e qartë në gjyq," shtoi kryetari i bashkisë. Ai falënderoi të gjithë ata që protestuan 14 herë për ta mbështetur dhe për shumën e mbledhur shpejt për garancinë.
Bllagomir Kocev u arrestua më 8 korrik të këtij viti për korrupsion dhe pjesëmarrje në një grup të krimit të organizuar. Katër muaj më vonë, Prokuroria e Qytetit të Sofjes ngriti një padi në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dhe më 19 nëntor Gjykata Supreme e Kasacionit vendosi ta dëgjonte çështjen në Gjykatën e Qarkut në Varna.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva