Shtunë 29 Nëntor 2025 09:00
Shtunë, 29 Nëntor 2025, 09:00
FOTO: nova.rs
Madhësia e shkronjave
Rafineria e vetme serbe e naftës NIS në Pançevë, pranë Beogradit, nuk ka lëndë të parë dhe është para ndalimit, njoftoi presidenti Aleksandër Vuçiç në televizionin kombëtar RTS.
Beogradi u dha pronarëve rusë 50 ditë që të shesin pjesën e tyre shumicë prej 56% në NIS. Rafineria është nën sanksionet amerikane nga 9 tetori dhe nga 1 dhjetori të këtij viti bankat serbe ndalojnë të punojnë me të. Janë nën kërcënim vendet e punës të 13 000 personave. NIS njoftoi se më 19 nëntor ka kërkuar nga SHBA një licencë të re për punë, ndërsa vazhdojnë negociatat me aksionarët për ndryshim të pronësisë.
Sipas televizionit N1 ndalimi i rafinerisë, e cila plotëson rreth 80% të tregut serb, do të thotë se nafta dhe benzina tashmë do të duhet të importohen nga Hungaria, Rumania, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.
FOTO: DPA
Shkupi shpalli plan për të tërhequr diasporën e vet mbrapsht në vend
Për shkak të rritjes së numrit të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët jetojnë jashtë, qeveria në Shkup përgatiti Strategjinë Kombëtare për bashkëpunim me diasporën 2025–2030. Ministri i Jashtëm Timço Mucunskі paraqiti projektin.
Programi i posaçëm qeveritar do të reintegrojë njerëzit që duan të kthehen. Parashikohet që në komunat të ketë “persona lidhës”, të cilët do të veprojnë si urë midis diasporës dhe organeve shtetërore qendrore, dhe qeveria do të mund të emërojë edhe “të dërguar të posaçëm për diasporën”.
Sipas statistikës zyrtare mbi 700 000 janë qytetarët e Maqedonisë së Veriut jashtë vendit. 38,4% janë në shtete në Evropë. Bashkësitë më të mëdha jashtë BE-së janë në Australi, SHBA dhe Kanada. Transferimet monetare nga emigrantët formojnë midis 4 dhe 10% të PBB-së së Maqedonisë së Veriut, transmeton Deutsche Welle.
FOTO: Pixabay
FOTO: Facebook/Europe House Kosovo
FOTO: dnevnik.hr
Nga një sfidë në TikTok i vunë zjarr një godine simbol në Zagreb – do ta shembin
Ngritësja e lartë simbolike “Vjesnik” në kryeqytetin kroat Zagreb, e cila u dogj nga brenda më 18 nëntor, do të shembet, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i ndërtimit Branko Baçiç. Më së shumti ka gjasa që kjo të bëhet përmes shpërthimit.
Godina në bulevardin qendror “Slavonskoj” u ndez si sfidë e publikuar në rrjetin social TikTok nga dy të rinj 18-vjeçarë, të cilët janë ndaluar. Për fat të mirë, gjatë fatkeqësisë së shkaktuar në godinën e lartë nuk ka pasur njerëz të tjerë, transmeton televizioni shtetëror hrt.hr.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski