LAJME

Artikull

Dialogu me partnerët socialë është rivendosur

Premte, 28 Nëntor 2025, 15:38

Dialogu me partnerët socialë është rivendosur

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

“Dialogu trepalësh është rivendosur dhe javën e ardhshme është planifikuar një takim i ri me partnerët socialë, në të cilin do të diskutohen masat që propozojnë bizneset dhe sindikatat me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të ekuilibruar që i kënaq të gjithë.” Kjo u deklarua nga Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova në një konferencë informuese pas një takimi me përfaqësuesit e organizatave të punëdhënësve dhe sindikatave në lidhje me buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm.

 

Ministrja saktësoi se dokumenti nuk është tërhequr, por vetëm procedura e buxhetit është shtyrë. “Konsiderojeni këtë buxhet të tërhequr”, tha kreu i GERB-it, Bojko Borisov, në Kuvendin Popullor. “GERB do të heqë dorë nga tatimi “Dividenti”, nga kontributi prej 2% në Fondin e Pensioneve dhe do të propozojë që përqindja të jetë një. Nuk do të futet softuer për menaxhimin e shitjeve në pikat e shitjes me pakicë”, shtoi deputeti.

 

Sipas kryetarit të Konfederatës së Punëdhënësve dhe Industrialistëve në Bullgari, Kirill Domusçiev, ka shumë pika kontakti midis punëdhënësve, sindikatave dhe koalicionit qeverisës për të bërë ndryshime të tilla, kështu që punëtorët dhe kompanitë të mund të ruajnë të ardhurat dhe konkurrueshmërinë e tyre, pa dëmtuar punonjësit e sektorit publik ose interesat e organizatave sindikale.

 

Opozita deklaroi se nëse propozimet për buxhetin e vitit 2026 nuk tërhiqen, ata do të organizojnë protesta.


 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva