Artikull
Parashikimi i motit për fundjavën
Kodi i verdhë për reshje u shpall për 17 rajone të Bullgarisë Qendrore dhe Lindore
Premte 28 Nëntor 2025 19:35
Premte, 28 Nëntor 2025, 19:35
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 13°, përgjatë Detit të Zi deri në 13°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë natës së të shtunës duke u gdhirë e diela reshjet do të jenë më të shumta në Bullgarinë Perëndimore, dhe në fushat e larta ku përkohësisht do të përzihen me borë. Të shtunën reshje të konsiderueshme priten në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore. Në qafëmalet në pjesën perëndimore të malit Stara Pllanina, mbi 1300 metra, shiu do të kthehet në borë. Gjatë ditës në shumë vende të rajoneve perëndimore reshjet do të pushojnë. Era do të fryjë nga perëndimi–veriperëndimi dhe do të forcohet deri në mesatare, duke sjellë me vete ajër të ftohtë. Temperaturat maksimale do të jenë nga 5 deri në 14°, në Fushën e Danubit 6–9°, ndërsa në kryeqytet rreth 5°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi moti do të jetë me vranësira dhe reshje. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 13 deri në 15°. Temperatura e ujit të detit do të jetë nga 11 deri në 16°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2–3 ballë.
Në male moti do të jetë me vranësira. Reshjet e shiut do të vazhdojnë, ndërsa mbi rreth 1300 m do të bjerë borë. Pas mesditës, në rajonin e maleve Rilla dhe Pirin, do të jetë pothuajse pa reshje. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga jugu–juglindja. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 4°, ndërsa në 2000 m rreth 0°.
Të dielën në mëngjes reshje do të ketë në disa zona të pjesës perëndimore dhe qendrore të Rrafshinës së Danubit, por deri në mesditë edhe atje do të pushojnë. Vranësirat do të shpërndahen dhe gradualisht do të pakësohen. Do të vazhdojë të fryjë erë e dobët deri mesatare nga perëndimi–veriperëndimi. Temperaturat minimale do të ulen më tej; në disa zona të Bullgarisë Perëndimore do të jenë pranë ose nën 0°, ndërsa përgjatë Detit të Zi do të mbeten më të larta.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova