Artikull
Prodhuesit bullgarë të drithërave do të protestojnë në Bruksel
Premte 28 Nëntor 2025 16:43
Premte, 28 Nëntor 2025, 16:43
Ilija Prodanov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Prodhuesit bullgarë të drithërave do t'i bashkohen një proteste kundër Politikës së re të Përbashkët Bujqësore, të organizuar nga "Copa-Cogeka" - organizata më e madhe që përfaqëson fermerët dhe kooperativat bujqësore në Bashkimin Evropian, njoftoi gazetarja e BNR-së Veselina Millanova.
Fermerët nga 24 vende, të pakënaqur me reformën e propozuar të politikës bujqësore nga Komisioni Evropian, do të marrin pjesë në demonstratën në Bruksel më 18 dhjetor.
"Data nuk u zgjodh rastësisht, por për shkak të Këshillit të Kryeministrave, ku do të votohet për kornizën financiare shumëvjeçare të Bashkimit Evropian - buxheti i mbrojtjes, buxheti i bujqësisë. Kjo është pika e kthesës në të cilën duhet të ndryshojmë diçka dhe do të përpiqemi t'i tregojmë Brukselit se nuk jemi dakord. Rreth 10 mijë fermerë e kanë konfirmuar këtë. Kolegët nga Belgjika dhe Franca do të jenë me makina", tha Ilija Prodanov, kryetar i Shoqatës Kombëtare të Prodhuesve të Drithërave.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva