Artikull
Premte 28 Nëntor 2025 17:13
Premte, 28 Nëntor 2025, 17:13
Georg Georgiev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria po monitoron shumë nga afër respektimin e të drejtave të komuniteteve bullgare jo vetëm në Serbi, por edhe në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, tha Ministri i Jashtëm Georg Georgiev gjatë kontrollit parlamentar. Ai shtoi se në rast të identifikimit të një problemi, vendi ynë mund të ndërhyjë.
Deklarata e ministrit vjen një ditë pas shënimit të përvjetorit tragjik të nënshkrimit të Traktatit të Neuilly-t, sipas të cilit Krahinat Perëndimore (rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare) u pushtuan nga Serbia. Pak më shumë se 100 vjet më parë, atje jetonin pothuajse 100 mijë bullgarë, dhe sot ata janë disa mijëra, si rezultat i politikës së Beogradit, kujton BGNES.
Gjatë viteve të fundit, burrështetas dhe politikanë kryesorë serbë, përfshirë Presidentin Aleksandër Vuçiç, kanë bërë vazhdimisht deklarata fyese kundër Bullgarisë. Në fqinjin tonë veriperëndimor, po zhvillohet një fushatë e organizuar e gjuhës së urrejtjes kundër bullgarëve, të cilët po portretizohen si "monstra", shkruan gjithashtu agjencia.
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva