Shtunë 29 Nëntor 2025 07:20
Shtunë, 29 Nëntor 2025, 07:20
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Almanaku i parë digjital, i cili përmbledh historinë e një brezi të tërë krijuesish bullgarë, u prezantua zyrtarisht gjatë Panairit Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt dhe tashmë është i disponueshëm për shkarkim të lirë. Në 1000 faqe dhe përmes artit të 100 piktorëve realizohet një retrospektivë e plotë e ilustrimit bullgar në format PDF. Botimi përmban ese kritike, intervista dhe analiza. Një vëmendje e veçantë i kushtohet Bienales Kombëtare të Ilustrimit, e cila u ringjall pas një ndërprerjeje që prej vitit 1992.
Sipas krijuesve të botimit elektronik, almanaku plotëson një boshllëk në historinë globale të artit, ku ilustrimi nga Evropa Perëndimore, Amerika e Veriut dhe pjesë të Azisë është i dokumentuar mirë, ndërsa traditat vizuale të Evropës Lindore kanë mbetur për një kohë të gjatë në hije. Mes krijuesve të prezantuar janë edhe emrat e piktorëve të tillë si Jasen Gjuzelev, Ljuben Zidarov, Stefan Markov, Vadim Llazarkeviç, Ilija Beshkov, Boris Stoillov, Vanja Nastanlieva, Nedko Sollakov, Damтan Damjanov, Elena Zhablтanova, Iva Sasheva, Ina Hristova dhe shumë të tjerë, përfshirë edhe përfaqësues të brezit të ri.
Puna për Almanakun financohet me fonde evropiane – programi NextGenerationEU dhe Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, ndërsa synimi është që përmbajtja e tij të përditësohet çdo vit. Ndërkohë, Bienalja e ardhshme Kombëtare e Ilustrimit do të hapet më 1 dhjetor 2026 në Muzeun Historik Rajonal – Sofje.
Redaktoi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova