Artikull
Shtunë 29 Nëntor 2025 08:20
Shtunë, 29 Nëntor 2025, 08:20
FOTO: dpmmetals.com
Madhësia e shkronjave
Gjatë katër shpimeve të reja në minierën e arit në fshatin Çellopeç, u zbuluan shtresa me përmbajtje të lartë ari. Këtë e njoftoi para pak ditësh kompania kanadeze që zotëron minierën – “DPM Metals”. Zbulimi ndodhet rreth 300 metra nën konturin aktual të burimeve që shfrytëzohen tani, ndërsa edhe dy shpime të tjera janë në proces. Duke marrë parasysh rëndësinë e madhe të zbulimit, kompania ka parashikuar në buxhet mes 2 dhe 3 milionë dollarë amerikanë për kërkime shtesë deri në fund të marsit 2026, duke realizuar rreth 10 000 metra linearë shpime në këtë zonë. Sipas kompanisë: “Ky zbulim mbështet objektivin e investitorit për të zgjatur afatin e shfrytëzimit të minierës me mbi 10 vjet.”
Në shpimet që pritet të zhvillohen në fillim të vitit të ardhshëm do të studiohen gjeometria e shtresave, qëndrueshmëria e përmbajtjes së arit dhe potenciali i burimeve minerale.
Redaktoi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova