SHOQËRI

Artikull

Piktura në stacione autobusi na kujtojnë të mos humbasim lidhjen me botën e egër

Dielë, 30 Nëntor 2025, 06:55

Piktura në stacione autobusi na kujtojnë të mos humbasim lidhjen me botën e egër

FOTO: Facebook/Rewilding Rhodopes

Madhësia e shkronjave

Pamje të kafshëve të egra dhe luleve “gjallëruan” stacionet e autobusëve në komunat Momçillgrad, Çernooçene dhe Ivajllovgrad. Këto skena natyrore u pikturuan nga artisti Vencisllav Josifov–Xhermejn, me idenë e fondacionit “Rodopet më të egra”.

Piktura në stacione autobusi na kujtojnë të mos humbasim lidhjen me botën e egër

FOTO: BNR - Kërxhali

“Në Rodopet Lindore, natyra e egër është ruajtur në një formë mjaft të pastër”, tregon piktori në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare – Kërxhali. Çdo stacion është pikturuar me zogj, kafshë dhe bimë të ndryshme, tipike për zonën përkatëse – bizonë, shqiponja egjiptiane, lejlekë të zinj e të bardhë, breshkë, dre i kuq, ketra tokësor, orkide të egra. “Duke i parë, njerëzit do të kujtohen çdo ditë se njeriu dhe natyra janë një e tërë”, thotë autori i pikturave natyrore. Ai shton se, ndërsa punonte në stacionin në fshatin Nanovica ku pikturonte dre, i bënin shoqëri dre dhe sorkadhe të vërtetë, të cilët shëtisnin të qetë rreth 50 metra larg njerëzve.

Vencisllav Josifov para njërit nga stacionet e pikturuara

Vencisllav Josifov para njërit nga stacionet e pikturuara

FOTO: BNR - Kërxhali

“Përpiqem sa më shpesh të dal në natyrën e egër, sepse ajo ma rikthen shpresën se mund të jetojmë në më shumë harmoni me kafshët përreth nesh”, thotë Vencisllav Josifov.

Piktura në stacione autobusi na kujtojnë të mos humbasim lidhjen me botën e egër

FOTO: Facebook/Art of Jermain

Përpjekjet e tij për ta afruar natyrën e egër me jetën e përditshme të njerëzve në vendbanime kanë sjellë krijimin e shumë vizatimeve të bukura në mure pallatesh dhe shkollash në qytetet e mëdha. Përmes muraleve të tij gjigante, Vencisllav Josifov dëshiron të na kujtojë sa e rëndësishme është të mos humbasim lidhjen me natyrën dhe të kërkojmë të bukurën rreth nesh.

Piktura në stacione autobusi na kujtojnë të mos humbasim lidhjen me botën e egër

FOTO: Facebook/Art of Jermain

Redaktoi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova