SHOQËRI

Artikull

Babagjyshi tashmë pret letrat më të bukura nga fëmijët bullgarë

Dielë, 30 Nëntor 2025, 08:10

Babagjyshi tashmë pret letrat më të bukura nga fëmijët bullgarë

FOTO: bgpost.bg

Madhësia e shkronjave

Për herë të 31-të, “Postat Bullgare” organizojnë konkursin “Letra më e bukur për Babagjyshin”. Çdo vit mijëra fëmijë dërgojnë dëshirat e tyre të fshehta, fjalë mirënjohjeje dhe mesazhe emocionuese për të dashurin plak me mjekër të bardhë, në pritje që ai t’i realizojë ëndrrat e tyre në natën magjike të Krishtlindjes.

Natyrisht, nuk ka kufizime për pamjen e letrave të fëmijëve – mund të jenë të shkruara me dorë, të printuara ose të shoqëruara me surpriza të punuara me dorë – por është e rëndësishme që të dërgohen deri më 12 dhjetor. Për të mbrojtur të dhënat personale të fëmijëve, në përmbajtjen e letrës duhet të përfshihen vetëm emri dhe mbiemri i pjesëmarrësit.

Letrat më origjinale dhe më të bukura do të marrin edhe dhurata speciale nga vetë Babagjyshi. Pas përfundimit të konkursit, letrat e vlerësuara do t’i dorëzohen për ruajtje të përhershme Agjencisë Shtetërore të Arkivave, mësojmë nga organizatori i konkursit, “Postat Bullgare”.


Redaktoi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova