LAJME

Artikull

Për kazusin “Lukoil”, Sofja do të respektojë sanksionet e vendosur nga SHBA

Hënë, 1 Dhjetor 2025, 08:51

Për kazusin “Lukoil”, Sofja do të respektojë sanksionet e vendosur nga SHBA

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Fati i grupit “Lukoil” në Bullgari do të varet nga negociatat midis SHBA-ve dhe Rusisë dhe nga përfundimi i luftës në Ukrainë. Këtë e tha kryeministri Rosen Zheljazkov për BNR. I pyetur nëse qeveria synon të blejë rafinerinë nëse sanksionet kundër kompanive ruse të naftës dhe gazit zgjaten, Zheljazkov u përgjigj se gjithçka që ndërmerr shteti bullgar ka për qëllim që Departamenti i Thesarit të SHBA-ve të bindet se Sofja po i respekton sanksionet. “Kjo, sado që të na kthejë në një vend që duhet të respektojë një regjim të huaj, është mënyra e vetme që rafineria të vazhdojë të funksionojë dhe ne duhet të përmbahemi ndaj tij”, theksoi kryeministri.

Në Ministrinë e Energjisë nuk erdhi zyrtarisht ndonjë interes investitor për asetet e “Lukoil Bulgaria”. Këtë e sqaroi ministri i energjetikës Zheço Stankov për bTV.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova