Artikull
Hënë 1 Dhjetor 2025 10:59
Hënë, 1 Dhjetor 2025, 10:59
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kombëtarja bullgare e gjimnastikës estetike grupore për femra u bë kampione bote. Në sallën “SamEliom“ në Samokov, Karina Nejkova, Sijana Tabakova, Hristiana Kovaçeva, Viktoria Berova, Jana Stajkova, Maria Mehlemova dhe Katrin Taseva fituan garën për herë të dytë pas kampionatit në Grac në vitin 2022. I njëjti ekip, nën drejtimin e trajneres Kristina Tasheva, fitoi edhe medaljen e artë në Kampionatin Evropian në Hungari këtë vit. Gjimnastet bullgare grumbulluan 58.700 pikë dhe lanë pas të gjithë konkurrentet. Në vend të dytë u renditën ruset nga ekipi me status neutral me 56.800 pikë. Të treta mbetën finlandezet me 56.650 pikë, transmeton BTA.
Në kampionatin e ardhshëm në Osaka të Japonisë në vitin 2026, ekipi bullgar i femrave do të ketë përbërje krejtësisht të re. Bullgaria do të jetë gjithashtu mikpritëse e Kampionatit Evropian të Gjimnastikës Estetike Grupore në tetor 2026.
Gjimnastika estetike është një sport relativisht i ri dhe zhvillohet pa mjete. Në programet e ekzekutuara përfshihen shumë elemente nga gjimnastika artistike dhe sportive, të ndërthurura me vallëzim. Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës Estetike u themelua në vitin 2003.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova