Artikull
Ish-kryetari i bashkisë dhe ish-prefekti i Varnës dalin në gjyq
Hënë 1 Dhjetor 2025 11:17
Hënë, 1 Dhjetor 2025, 11:17
FOTO: Prokuroria e BE-së
Madhësia e shkronjave
Prokuroria Evropiane (EPPO) në Sofje paraqiti aktakuzë kundër ish-kryetarit të bashkisë së Varnës, Ivan Portnih, ish-prefektit Stojan Pasev dhe dy zyrtarëve të tjerë, për mashtrim në lidhje me rekonstruksionin e një porti peshkimi që nuk ekziston. Këtë e njoftoi Zyra e Prokurorisë Evropiane në Luksemburg. Katër të pandehurit akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe dhënie të informacionit të pavërtetë me qëllim përfitimin e paligjshëm të 3.4 milionë eurove nga fondet evropiane dhe kombëtare për një projekt që synonte përmirësimin e një porti peshkimi që nuk ekziston pranë Varnës.
Sipas provave, parcelat e paraqitura si port ekzistues në fakt janë të regjistruara si shkëmbinj dhe rërë. Hetimi ka treguar se përfituesi ka bashkuar disa pontone si molle lundruese për ta paraqitur objektin si port funksionues.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova