LAJME

Artikull

KNSB dhe KRIB nuk do të marrin pjesë në protestat kundër Buxhetit 2026

Hënë, 1 Dhjetor 2025, 13:27

Pllamen Dimitrov dhe Bojan Nikollaev

Pllamen Dimitrov dhe Bojan Nikollaev

FOTO: BTA dhe KRIB

Madhësia e shkronjave

Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) dhe Konfederata e Punëdhënësve dhe Industrialistëve (KRIB) nuk do të marrin pjesë në protestën e shpallur më 1 dhjetor kundër Buxhetit 2026, sepse ajo është partiake. Këtë e deklaruan për bTV lideri i KNSB-së, Pllamen Dimitrov, dhe Bojan Nikollaev, zëvendës president i KRIB. “Duhet të kemi një buxhet para Krishtlindjeve, të gjejmë formulime që qeveria nuk i gjeti. Ne dhe biznesi propozojmë alternativa. Në protestë njerëzit kërkonin të ardhura dhe siguri. Disa - të kompensohen çmimet në dyqane, të tjerët - kundër tatimit mbi dividendin, të tjerët - kundër qeverisë”, tha Dimitrov. “Duhet të përballojmë deficitin buxhetor. Për momentin jemi optimistë”, tha Nikollaev dhe u shpreh kundër rritjes së punësimeve në sektorin publik në kushtet e uljes demografike të popullsisë.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova