Artikull
Hënë 1 Dhjetor 2025 14:33
Hënë, 1 Dhjetor 2025, 14:33
FOTO: Federata Bullgare e Boksit
Madhësia e shkronjave
Medalisti i artë i Kampionatit Evropian të Boksit nën moshën 23 vjeç, Radosllav Rosenov, së bashku me shokët e tij të ekipit kombëtar bullgar dhe trajnerët, u pritën mbrëmë në Aeroportin e Sofjes pas performancës së tyre të shkëlqyer në Budapest. Rosenov triumfoi në kategorinë 60 kg dhe fitoi gjithashtu Kupën për boksierin më të mirë të kampionatit. Dy boksierë të tjerë bullgarë u ngjitën në podiumin e nderit në kryeqytetin hungarez – Viktorio Iliev (65 kg) dhe Uiljam Çollov (80 kg), të cilët fituan medalje argjendi. Këto suksese i sollën Bullgarisë vendin e tretë në renditjen përfundimtare të medaljeve. Përpara nesh janë vetëm Anglia dhe Franca, secila me nga dy kampionë. Kjo është medalja e katërt e artë e Rosenov në karrierën e tij në kategorinë 60 kg.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva