Artikull
Martë 2 Dhjetor 2025 07:05
Martë, 2 Dhjetor 2025, 07:05
FOTO: Krasimir Martinov
Madhësia e shkronjave
Kryeqyteti i Bullgarisë mirëpret banorët dhe mysafirët e tij me një treg të madh Krishtlindjesh, të vendosur në hapësirën e Pallatit Kombëtar të Kulturës, emblematik të qytetit.
Gjatë ditës nuk mungojnë vizitorët, ndërsa në mbrëmje qyteti i Krishtlindjeve bëhet edhe më i këndshëm. Zona e quajtur “Pazari i Artit” ofron dhurata shumë të bukura të punuara me dorë, me shumë imagjinatë, që mbajnë vulën krijuese të shitësve pas tezgave.
Në treg mund të gjeni gjithashtu të gjitha llojet e delikatesave dhe pijeve karakteristike të Krishtlindjeve. Këtu, të vegjël e të rritur mund të argëtohen në rrotën Ferris, në karuselin shumëngjyrësh ose të provojnë fatin e tyre në poligonin e qitjes. Një pistë akulli tërheq adhuruesit e patinazhit dimëror.
Tregu i Krishtlindjeve përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje filloi më 21 nëntor dhe vazhdon deri më 28 dhjetor.
Shikoni më shumë foto në galerinë më poshtë.
Përpiloi: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Krasimir Martinov
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva