Artikull
Hënë 1 Dhjetor 2025 18:13
Hënë, 1 Dhjetor 2025, 18:13
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Komisioni Rregullator i Energjisë dhe Ujit ka miratuar çmimin 63.01 leva/MWh (32.22 euro) për gazin natyror për dhjetorin pa përfshirë në të taksat.Me këtë çmim, Bulgargaz do t'u shesë gaz natyror furnizuesve fundorë dhe personave që u është lëshuar një licencë për prodhimin dhe transferimin e energjisë së nxehtësisë. Rregullatori i energjisë specifikon se çmimi është 4.3% më i ulët krahasuar me nëntorin.Arsyeja është rënia e vazhdueshme e indeksit të çmimeve TTF në bursat ndërkombëtare të gazit, si dhe refuzimi i pjesshëm i disa klientëve nga sasitë e kërkuara më parë, sipas Komisioni Rregullator i Energjisë dhe Ujit. Një referencë tregon se një vit më parë - në dhjetor 2024, çmimi i gazit ishte 75.89 leva/MWh (38.8 euro).
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva