Artikull
Martë 2 Dhjetor 2025 09:45
Martë, 2 Dhjetor 2025, 09:45
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Pas një proteste me mijëra njerëz në qendër të Sofjes kundër buxhetit të përgatitur shtetëror për vitin 2026, rreth orës 22:00 të 1 dhjetorit shpërtheu tension në qendër të Sofjes midis policisë dhe grupeve të të rinjve të maskuar. Pati zjarrvënie dhe vandalizëm ndaj selisë së zbrazët politike të partisë “DPS - Fillimi i Ri” dhe një zyre të partisë GERB. Shumë makina policie u dëmtuan dhe oficerë policie dhe protestues u plagosën.
Për
arsye të panjohura, një nënstacion elektrik në qendër të kryeqytetit u dogj në
të njëjtën kohë, duke lënë shumë zona pa energji elektrike.
FOTO: BTA
Në Facebook, Presidenti Rumen Radev shkroi se kjo nuk ishte një përplasje midis policisë dhe protestuesve, por një provokim nga mafia. Ai bëri thirrje që dhuna të ndalet dhe që të gjithë t'i përmbahen ligjit. "Provokimet nuk e ndryshojnë faktin: Bullgarët i thanë JO kësaj qeverie. Ka vetëm një rrugëdalje: dorëheqje dhe zgjedhje të parakohshme", kërkoi Radev.
Lideri i "DPS-Fillim i Ri" Deljan Peevski akuzoi Presidentin Rumen Radev se është "organizatori i vërtetë i pogromeve, zjarrvënies dhe kaosit". "A është kjo ajo që dëshironi për Bullgarinë, z. Radev? Kaos, trazira, paligjshmëri dhe anarki? Cili është çmimi - demokraci dhe paqe në shtet", pyeti Peevski në një postim në rrjetet sociale. Sipas politikanit, Radev dhe koalicioni "Po e Vazhdojmë Ndryshimin - Bullgaria Demokratike" kanë përdorur të rinjtë. "Dhe e gjithë kjo për të provokuar zgjedhje dhe për të marrë pushtetin me gjak!?... Dhe ne nga DPS nuk do të thyhemi nga agresioni juaj", shkroi gjithashtu Peevski.
Kryetari i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" Asen Vasilev kërkoi që Ministri i Brendshëm Daniell Mitov të japë dorëheqjen, pasi ai lejoi agresionin kundër policisë në Sofje.
Duke folur për Radion Kombëtare Bullgare, partia "Vazrazhdane" kërkoi që protestat të vazhdojnë derisa qeveria të japë dorëheqjen.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva