Artikull
Martë 2 Dhjetor 2025 11:11
Martë, 2 Dhjetor 2025, 11:11
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Lidhur me akuzat se shkatërrimi i selisë së partisë GERB gjatë protestave në Sofje më 1 dhjetor u krye nga provokatorë, Organizata Rinore е GERB deklaroi se ata nuk kishin të bënin fare me ngjarjet. Ajo që thuhet se ne organizuam agjitacion nuk është e vërtetë - a mendoni se do ta thyejmë zyrën tonë, pyeti Nikolla Skorçeliev, kryetar i organizatës rinore në kryeqytet.
Organizata rinore e GERB në Sofje dha një informim urgjent për shkak të dëmtimit të zyrës së partisë pas protestës kundër Buxhetit 2026, raportoi BGNES.
Gjëja më e keqe që ndodhi është se vite më parë disa njerëz filluan të impononin zërin e urrejtjes dhe përçarjes midis nesh, të rinjve. Kjo çoi në agresionin e protestës, shtoi Skorçev. Demokracia nuk është thyerje, por dialog, shtoi Nikollaj Allgafari. Zërat e protestuesve me siguri do të dëgjohen dhe do të ketë një përgjigje në ditët në vijim, shtoi Allgafari.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva