LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 3 dhjetorin

Moti mbetet i pandryshuar, në mbrëmje mbi Bullgarinë Perëndimore do të bjerë shi

Martë, 2 Dhjetor 2025, 19:40

Parashikimi i motit për 3 dhjetorin

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga minus 1 deri në 4°, në bregdetin e Detit të Zi deri në 6-8°, në Sofje - do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës mbi pjesën më të madhe të vendit do të jetë kryesisht me re dhe në orët e pasdites dhe të mbrëmjes në disa vende të caktuara në Bullgarinë Perëndimore do të bjerë shi. Ndërprerje dhe ulje më të ndjeshme të vranësirave do të ketë mbi Bullgarinë Lindore. Temperaturat maksimale do të jenë nga 7 deri në 15°, në kryeqytet do të jetë rreth 8°.

 

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të ketë vranësira të ndërprera pa reshje. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 13 deri në 15°. Uji i detit është nga 13 deri në 16°. Dallgëzimi i detit do të jetë deri në 2 ballë.

 

Në male do të jetë kryesisht me vranësira. Në disa vende të caktuara në masivet e Bullgarisë Perëndimore do të bjerë shi, mbi 1700-1800 m - borë. Do të fryjë erë e moderuar deri e fortë jugperëndimore. Maksimumi i temperaturës në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 6°, në 2000 m rreth 1°.

 

Të enjten në orët e mëngjesit në Bullgarinë Perëndimore do të ketë reshje shiu, kryesisht të lehta. Temperaturat minimale do të rriten dhe do të jenë midis 2 dhe 7°, maksimalet do të jenë midis 9 dhe 14°, më të ulëta në vendet me mjegull të përhershme.

 

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva