LAJME

Artikull

EK pezulloi edhe një pjesë të këstit të tretë të Planit bullgar për Rimëkëmbje

Martë, 2 Dhjetor 2025, 16:39

EK pezulloi edhe një pjesë të këstit të tretë të Planit bullgar për Rimëkëmbje

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Komisioni Evropian njoftoi sot se i jep dritë jeshile këstit të tretë për Bullgarinë në kuadër të Planit për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por jo në masën e plotë. Bullgaria do të marrë 1.47 miliardë euro nga kësti i tretë, që do të thotë se shuma e pezulluar është 149 milionë euro. Vendi ynë dorëzoi kërkesën për këstin e tretë me vlerë 1.6 miliardë euro më 1 tetor 2025. Mbajtja pezull e një pjese të fondeve vjen për shkak të mosplotësimit të dy etapave kyçe — reformimin e komisionit antikorrupsion dhe hyrjen në fuqi të një akti ligjor lidhur me procedurën penale dhe përgjegjshmërinë dhe llogaridhënien penale të kryeprokurorit.

Brukseli mbajti pezull edhe një pjesë të këstit të dytë për vendin tonë, po ashtu për shkak të mosrealizimit të reformave antikorrupsion.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova