LAJME

Artikull

Dorëheqja është urgjente, zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja rrugëdalje

Martë, 2 Dhjetor 2025, 18:31

Dorëheqja është urgjente, zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja rrugëdalje

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

“Dorëheqja është urgjente, zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja rrugëdalje përpara.” Këtë e tha presidenti Rumen Radev në një fjalim drejtuar popullit bullgar. Sipas tij, Bullgaria ka nevojë për një ndryshim real, që të çojë në shëndoshjen e shtetit. “Ajo që kjo qeveri aktuale nuk mund ta bëjë”, ishte kategorik ai. Lidhur me protestat masive të djeshme, Radev tha: “Pakënaqësia e gjatë e fshehur e bullgarëve shpërtheu në sheshe. Mijëra njerëz në kryeqytet dhe në qytetet e mëdha brohoritën “Dorëheqje”... Bullgarët ngritën zërin kundër shtetit të rrëmbyer, korrupsionit, padrejtësisë dhe refuzimit të klasës politike për të dëgjuar zërin e tyre... Bullgarët i thanë "Jo" gjithçkaje që dëboi mbi një milion bashkatdhetarë jashtë shtetit dhe ndau familjet e tyre."

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova