Artikull
U nënshkrua një marrëveshje strategjike për Centralin Atomik “Kozlloduj”
Martë 2 Dhjetor 2025 19:08
Martë, 2 Dhjetor 2025, 19:08
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Në Këshillin e Ministrave u nënshkrua një marrëveshje për shërbime inxhinierike dhe këshilluese për ndërtimin e blloqeve 7 dhe 8 të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”me një konsorcium të tre kompanive kryesore ndërkombëtare – Laurentis Energy Partners (LEP), BWXT Canada Ltd. (BWXT) dhe Canadian Nuclear Partners S.A. (CNPSA). Konsorciumi do të mbështesë “CAE KozlLoduj – Fuqi të Reja” EAD në ushtrimin e kontrollit të investitorit dhe në monitorimin e proceseve që lidhen me projektimin, blerjen, ndërtimin dhe vënien në shfrytëzim të kapaciteteve të reja bërthamore në kompleksin e qendrës sonë bërthamore.
Marrëveshja e nënshkruar garanton që kapacitetet e reja do të realizohen në përputhje me të gjitha standardet rregulluese ndërkombëtare dhe kombëtare, brenda afatit të parashikueshëm dhe në kuadër të buxhetit, njofton Ministria e Energjisë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova