Artikull
Mërkurë 3 Dhjetor 2025 05:40
Mërkurë, 3 Dhjetor 2025, 05:40
FOTO: PUNTO y RAYA
Madhësia e shkronjave
Festivali Punto y Raya – një ngjarje të rëndësishme për kinemanë abstrakte, animacionin dhe mediat e reja – vazhdon udhëtimin e tij ndërkombëtar, i cili filloi në vitin 2007 në Spanjë. Çdo edicion i bienales zhvillohet në një vend të ndryshëm dhe deri tani ka qenë mysafir në Islandë, Gjermani, Austri, Portugali dhe Poloni. Këtë vit festivali vjen për herë të parë në Bullgari dhe do të mbahet në Akademinë Kombëtare të Teatrit dhe Filmit (NATFIZ) dhe në Shtëpinë e Kinemasë në Sofje, nga 3 deri më 7 dhjetor. Partnerë në organizimin e edicionit të nëntë janë themeluesit e Punto y Raya – MAD (Spanjë), NATFIZ “Krëstjo Sarafov” dhe Festivali Botëror i Filmit të Animacionit – Varna (WFAF).
Përzgjedhja zyrtare përfshin 99 filma nga 33 vende, ndërsa në konkursin për filma studentorë do të prezantohen 31 projekte nga 12 vende. Programi i festivalit përfshin gjithashtu panorama mysafire nga Hungaria dhe Ballkanс, masterklasa dhe performanca live nga figura kryesore të fushës.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova