MUZIKË

Reportazh

RIA prezanton këngën e saj të re origjinale “Nga fillimi”

Mërkurë, 3 Dhjetor 2025, 06:45

RIA prezanton këngën e saj të re origjinale “Nga fillimi”

FOTO: Facebook /RIA

Madhësia e shkronjave

Me këngën e saj të re “Nga fillimi”, këngëtarja dhe autore e re Maria Mirosllavova – RIA, tregon një pjekuri të re artistike. Në kombinimin bashkëkohor të popit, rockut dhe rapit, të sjellë me shumë ndjenjë, dëgjojmë një RIA dukshëm më të rritur dhe më të formësuar muzikalisht.

Lajmi se tashmë ka edhe grupin e saj – Final Four – shoqërohet me rrëfimin se gjithmonë e ka pasur shpirtin e një vajze të rock-ut.

Sa i përket mesazhit të këngës, RIA thotë:

“Fillova të mendoj për gjëra për të cilat nuk kisha reflektuar më parë – ndoshta prej këtu vjen edhe ndjenja e pjekurisë. Gjithmonë kam qenë njeri që kërkon dashurinë, që kërkon njerëz të mirë, emocione të mira në jetë. Por fillova të kuptoj se, për të mbërritur deri këtu – për t’u rrethuar me kaq njerëz të mrekullueshëm dhe për t’u ndodhur kaq gjëra të bukura në jetën time – kam kaluar edhe nëpër një lloj zhgënjimesh dhe trishtimesh. Dhe fillova të kuptoj se kjo është diçka nga e cila askush nuk mund të ikë – na duhen edhe ato emocione, që të mund të kemi edhe emocionet e mira. Dhe ndoshta pikërisht ky është edhe kuptimi i vetë tekstit – që nuk duhet të dorëzohemi në ditët që janë të trishtuara, duhet të kemi shpresë për ditën tjetër. Thjesht të luftojmë dhe të mësojmë diçka për veten në çdo moment të tillë të vështirë, të kuptojmë kush jemi. Që të mund të gjejmë atë që kërkojmë – të jemi të lumtur.” 

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova