MUZIKË

Artikull

BNT njoftoi se si do të zgjedhë përfaqësuesin kombëtar për “Evrovizion” 2026

Mërkurë, 3 Dhjetor 2025, 11:46

BNT njoftoi se si do të zgjedhë përfaqësuesin kombëtar për “Evrovizion” 2026

FOTO: Eurovision

Madhësia e shkronjave

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të zgjedhë përfaqësuesin e vendit për konkursin muzikor “Evrovizion” 2026. Televizioni ka përzgjedhur pesëmbëdhjetë këngëtarët më të transmetuar në radion dhe televizionin bullgar gjatë vitit 2025, njoftoi BNT. Përzgjedhja bazohet në renditjen “BG Top 40”, duke marrë parasysh edhe praninë e këngëtarëve në platformat e transmetimit Spotify, Apple Music dhe YouTube.

“Përzgjedhja synon arritjen e një ekuilibri mes këngëtarëve me prezencë të konsoliduar në radion dhe televizionin bullgar, si dhe mes interpretuesve me potencial krijues dhe arritje në platformat digjitale muzikore”, njoftojnë nga BNT. Ata që pranojnë të marrin pjesë në konkursin kombëtar do të përfshihen në një shou-program që do të transmetohet gjatë janarit dhe shkurtit. Fituesi do të përcaktohet përmes një votimi të kombinuar nga publiku dhe një jurie profesionale.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova