LAJME

Artikull

Partia mandatmbajtëse GERB shprehu gatishmëri për zgjedhje të parakohshme

Mërkurë, 3 Dhjetor 2025, 11:52

Partia mandatmbajtëse GERB shprehu gatishmëri për zgjedhje të parakohshme

FOTO: BNR

Madhësia e shkronjave

Nga partia GERB, e cila është mbajtëse e mandatit të shumicës qeverisëse në parlament, shprehën gatishmëri për zgjedhje të parakohshme. Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, shkroi në Facebook: “Nuk pranoj më as t’i marr parasysh, as t’i kaloj në heshtje kërkesat absurde për një buxhet që është qartësisht i strukturuar keq. Ose qëndroni me GERB dhe punojmë së bashku me një shumicë prej 121 deputetësh duke bërë një buxhet të ri, ose të shkojmë në zgjedhje.”  Kjo është reagimi i parë i Borisovit pas protestave në rrugë kundër projektbuxhetit të shtetit për vitin 2026. Protestuesit dhe opozita kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, ndërsa presidenti Rumen Radev bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Më 3 dhjetor, parlamenti do të shqyrtojë kërkesën e qeverisë për të tërhequr projektbuxhetin. Paralelisht me këtë, deputetët duhet të shqyrtojnë edhe kërkesën e presidentit për zhvillimin e një referendumi për vendosjen e euros në vend nga 1 janari 2026.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova