Artikull
Lideri i GERB-it shpreson që për shkak të euros të mos ketë zgjedhje
Mërkurë 3 Dhjetor 2025 12:08
Mërkurë, 3 Dhjetor 2025, 12:08
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Nëse tani bie qeveria, në 3–4 muajt e ardhshëm do të ketë kaos, sepse e dini si funksionojnë qeveritë teknike. Këtë e deklaroi në korridoret e parlamentit Bojko Borisov, lider i partisë GERB, e cila është mbajtëse e mandatit qeverisës. “Si rezultat, çmimet do të ngrihen deri në qiell. Kështu euroja do të kompromentohet në atë masë saqë qeveria e ardhshme mund të bëhet e para që kërkon të dalë nga eurozona”, shpjegoi Borisov.
Sipas deputetit, protesta ka bërë një punë të mirë, sepse ka dhënë mundësi për rishikimin e buxhetit. “Faleminderit sindikatave dhe punëdhënësve që u pajtuan që të gjitha diskutimet mbi buxhetin të jenë publike, në mënyrë që të shihet se ku janë të ashtuquajturat “arkat”. Sërish do të shkurtojmë shpenzimet kapitale për të balancuar kornizën fiskale”, tha Borisov. Masa do të shkurtojë fondet për rrugë të reja dhe zhvillimin e komunave në vitin 2026.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova