Artikull
Mërkurë 3 Dhjetor 2025 12:21
Mërkurë, 3 Dhjetor 2025, 12:21
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Historianët kryesorë bullgarë, arkeologët dhe përfaqësues të institucioneve kulturore kombëtare paraqitën në BTA një apel në mbështetje të nismës kombëtare “14 shekuj Bullgaria në Evropë”.
“Ne, historianët dhe veprimtarët shoqërorë bullgarë të nënshkruar më poshtë, të udhëhequr nga detyrimi ynë për të ruajtur dhe forcuar kujtesën historike të popullit tonë, i bëjmë apel opinionit publik bullgar dhe shtetit bullgar për të shënuar në mënyrën më solemne një përvjetor të veçantë – një mijë e katërqind vjet nga krijimi i shtetit bullgar. Me këtë nismë i bashkohemi iniciativës së përbashkët të BNT, BTA dhe BNR “14 shekuj Bullgaria në Evropë”, thuhet në apel.
Në vitin 2032 do të shënohet një përvjetor i rëndësishëm nga krijimi i shtetit të Kubratit, të cilin burimet antike e quajnë “Magna Bulgaria” ose “Bullgaria e Vjetër”.
“Respektimi i këtij jubileu është detyra jonë birnore, si ndaj bullgarëve brenda kufijve të sotëm të Bullgarisë, ashtu edhe ndaj atyre miliona bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në të gjitha anët e botës”, thuhet më tej në apel.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova