Artikull
Parashikimi i motit për 4 dhjetorin 2025
Do të jetë me vranësira dhe mjegull, në mbrëmje nga jugperëndimi priten reshje
Mërkurë 3 Dhjetor 2025 19:35
Mërkurë, 3 Dhjetor 2025, 19:35
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 3°. Në mëngjes, në fushat dhe përgjatë luginave të lumenjve do të ketë mjegull. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Në mbrëmje nga jugperëndimi do të fillojnë reshjet e shiut. Në shumë zona të fushave dhe luginave mjegulla do të mbetet. Temperaturat maksimale do të jenë nga 8 deri në 15°, ndërsa në kryeqytet rreth 8°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të ketë vranësira të shpërndara pa reshje. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 13 deri në 16°. Uji i detit do të jetë nga 14 deri në 15°. Valët në det do të jenë deri në 1-2 ballë.
Në male do të mbajë mot kryesisht me vranësira. Në mbrëmje nga jugperëndimi do të fillojnë reshje shiu, mbi 1800 metra – borë. Do të fryjë erë mesatare nga jug-lindja. Temperatura maksimale në lartësi mbi 1200 m do të jetë rreth 8°, ndërsa në 2000 m rreth 1°.
Të premten ka mundësi të shtuar për reshje të konsiderueshme në sasi në jugperëndim të Bullgarisë, ndërsa të shtunën – në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet dhe në zonat veriperëndimore. Temperaturat minimale do të rriten pak dhe të premten do të jenë midis 1 dhe 6°, ndërsa përgjatë bregdetit të Detit të Zi deri në 10–12°. Temperaturat gjatë ditës do të jenë ende midis 11 dhe 16°, por më vonë gjatë ditës, me erë mesatare nga verilindja, do të fillojnë të ulen.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova