SHOQËRI

Artikull

INSAIT njoftoi një program të ri EXPLORER për bursa për talente

Mërkurë, 3 Dhjetor 2025, 12:59

INSAIT njoftoi një program të ri EXPLORER për bursa për talente

FOTO: INSAIT

Madhësia e shkronjave

Instituti për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes njoftoi edicionin e ri të programit EXPLORER. Programi synon të mbajë dhe të zhvillojë talentet e reja teknologjike të Bullgarisë. Pjesëmarrësit marrin një bursë prej 36 000 euro për kohëzgjatjen e studimeve të tyre dhe mundësinë për praktika verore të paguara në kompani udhëheqëse teknologjike. Iniciativa po afirmohet si një nga programet më të rëndësishme në fushën e AI dhe Deep Tech, ndërsa mbështetja e mbledhur nga biznesi këtë vit tejkaloi 500 000 euro. Mes donatorëve, për herë të parë renditet edhe gjiganti teknologjik Google.

EXPLORER (EXcellence Program in technoLOgy and REseaRch) është e drejtuar ndaj nxënësve që përfundojnë shkollën e mesme, si dhe ndaj studentëve në fillim të studimeve në drejtimin “Informatikë” në Fakultetin e Matematikës dhe Informatikës të Universitetit të Sofjes.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova