LAJME

Artikull

Fermerët grekë u drejtuan nga Greqia drejt kufirit me Bullgarinë

Mërkurë, 3 Dhjetor 2025, 14:45

Fermerët grekë u drejtuan nga Greqia drejt kufirit me Bullgarinë

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Fermerët protestues në Greqi dhe traktorë thyen bllokadën e xhandarmërisë me pajisje të rënda dhe u drejtuan drejt kufirit me Bullgarinë. Këtë e tha para korrespondentes sonë Keti Trençeva transportuesi bullgar Aleksandër Stambolijski, i cili po udhëton për në Aleksandri. Autostradat kryesore në Greqi janë bllokuar nga protestat e fermerëve që po vazhdojnë prej disa ditësh, por janë siguruar rrugë anashkaluese, tha ai.

Protestuesit pritet të bllokojnë autostradën midis Kullata dhe Serresit dhe të mbyllin rrugën ndërkombëtare.

Protestat e fermerëve janë provokuar nga vonesa e pagesës së subvencioneve bujqësore për shkak të skandalit të korrupsionit në Agjencinë greke të Pagesave Bujqësore, megjithëse qeveria ka filluar pagesën e pjesshme të subvencioneve.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva