Mërkurë 3 Dhjetor 2025 15:39
Mërkurë, 3 Dhjetor 2025, 15:39
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Me një votim unanim prej 201 votash, parlamenti miratoi tërheqjen e projektbuxhetit për vitin 2026, si dhe llogaritë për Fondin e Shëndetësisë dhe Sigurimet Shoqërore Shtetërore. Edhe pse propozimi për tërheqje erdhi nga partia në pushtet, asnjë përfaqësues i shumicës nuk foli gjatë diskutimit, raportoi BNR Horizont.
"Pas protestës më të madhe që nga viti 1990, qeveria më në fund e rishqyrtoi qëndrimin e saj dhe iu lejua të tërheqë këtë buxhet, i cili është katastrofik për vendin, dhe shpresoj se e keni kuptuar se nuk mund të menaxhoni me kokëfortësi dhe se duhet të jepni dorëheqjen", komentoi Asen Vasilev nga "Po e Vazhdojmë Ndryshimin".
"Natyrisht, vendimi për tërheqjen e buxheteve është i saktë. Do të kishte qenë më korrekte të mos i paraqisnin fare në këtë formë", tha Dimo Drençev nga “Vëzrazhdane”.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva