Artikull
Mërkurë 3 Dhjetor 2025 16:35
Mërkurë, 3 Dhjetor 2025, 16:35
FOTO: Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Madhësia e shkronjave
Studentët e talentuar dhe studentët e vitit të parë që janë paraqitur shkëlqyeshëm në olimpiadat ndërkombëtare do të jenë në gjendje të studiojnë falas në institucionet e arsimit të lartë dhe të marrin bursa. Për këtë qëllim, Këshilli i Ministrave miratoi një program të ri të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës "Unë zgjedh të studioj në Bullgari". Programi është pjesë e prioriteteve të qeverisë për mbajtjen e mendjeve tona të reja në vend dhe krijimin e më shumë parakushteve për realizimin e tyre në Bullgari.
Mbështetja në kuadër të programit do t'u ofrohet laureatëve të olimpiadave ndërkombëtare që kanë fituar medalje ari, argjendi ose bronzi në fushat e mëposhtme: matematikë, informatikë, fizikë, kimi, biologji, astronomi, gjuhësi, gjeografi/shkenca të tokës dhe inteligjencë artificiale. Kur vazhdojnë studimet e tyre në një institucion të arsimit të lartë bullgar, ata nuk do të paguajnë tarifa semestrale dhe do të marrin bursa në shumën e një page minimale për vitin përkatës, por jo më shumë se 665 euro. Shuma totale e programit është 3.6 milionë euro.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva