MUZIKË

Artikull

Grupi “Atlas” feston katër dekada me album dhe koncert të ri

Enjte, 4 Dhjetor 2025, 06:05

Grupi “Atlas” feston katër dekada me album dhe koncert të ri

FOTO: grupaatlas.com

Madhësia e shkronjave

"Kukulla", "Lulet e Vjeshtës", "Loja ka mbaruar", "Një pikë dashurie" - këto janë vetëm disa nga hitet e shumta që “Atlas” ka krijuar gjatë katër dekadave.

Muzikantët festojnë 40 vitet e tyre krijuese më 4 dhjetor me një koncert në Club Mixtape 5 në Sofje, ku do të prezantojnë albumin e tyre të ri "REX MACHINA". Emri u krijua nga kitaristi Petër Pisarski në lidhje me përfitimet dhe dëmet e inteligjencës artificiale.

Përveç këngëve nga albumi i ri, koncerti do të përfshijë edhe shumë nga hitet e dashura të “Atlas”. I njohur si grupi që ka pasur më shumë këngëtarë - më shumë se 10 gjatë këtyre 40 viteve - nuk është për t'u habitur që do të ketë dy vokalistë në skenë, me pjesëmarrjen speciale të Bllagovest Zerliev. Është zëri i tij që dëgjojmë në një nga këngët më të bukura të "Atlas" - "Pikë dashurie".  

Përpiloi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva