LAJME

Artikull

Plani për boshtin e transportit Veri-Jug, parashikon ura të reja mbi Danub

Enjte, 4 Dhjetor 2025, 09:24

Plani për boshtin e transportit Veri-Jug, parashikon ura të reja mbi Danub

FOTO: mtc.government.bg

Madhësia e shkronjave

Bullgaria, Greqia, Rumania dhe Komisioni Evropian nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në Bruksel për zhvillimin e infrastrukturës së transportit në rajon.

Kjo është një pikë kthese për rajonin tonë dhe për Evropën, për dekada ideja e përfundimit të boshtit Veri-Jug ka mbetur vetëm në letër, tha Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Sipas tij, ekziston nevoja për ura të reja mbi Danub sepse ato janë të rëndësishme për të gjithë kontinentin, dhe jo vetëm për tre vendet sipas memorandumit.

Komisioneri Evropian për Transportin Apostolos Tzitzikostas theksoi se lidhjet e reja të transportit do të jenë thelbësore për zinxhirët e furnizimit dhe për transferimin e trupave dhe teknikëve nga Greqia në Moldavi dhe Ukrainë. Tzitzikostas shpjegoi se deri në fund të vitit 2026 do të përgatitet një plan me financim për projektet nga buxheti i ardhshëm shumëvjeçar i BE-së.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva