Artikull
Enjte 4 Dhjetor 2025 10:04
Enjte, 4 Dhjetor 2025, 10:04
FOTO: mfa.gov.tr
Madhësia e shkronjave
Ministrat e jashtëm të Bullgarisë, Turqisë dhe Rumanisë - Georg Georgiev, Hakan Fidan dhe Oana Țoiu - folën në kuadër të takimit të diplomatëve të parë të NATO-s në Bruksel, raportoi BTA.
Të tre theksuan rëndësinë e sigurisë në Detin e Zi, lirinë e lundrimit dhe pajtueshmërinë me Konventën e Montreux. Ata u zotuan që tre vendet të punojnë në solidaritet për të siguruar që Deti i Zi të mbetet një det paqeje, stabiliteti dhe bashkëpunimi.Agjencia France-Presse paraqet informacion për takimin në kontekstin e sulmeve ndaj tre anijeve në zonën ekskluzive ekonomike të Turqisë, përfshirë dy tanke nga e ashtuquajtura flota ruse në hije.
Ukraina mori përgjegjësinë për sulmet ndaj tankeve, por mohoi të kishte ndonjë lidhje me incidentin me anijen e tretë, kujton agjencia.
Gjatë takimit, ministri i jashtëm turk, i cituar nga Reuters, i përshkroi sulmet ndaj tankeve si "shumë shqetësuese".
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva