LAJME

Artikull

Bullgaria për paqen në Ukrainë dhe qëndrimet e Kievit dhe BE-së

Enjte, 4 Dhjetor 2025, 10:59

Bullgaria për paqen në Ukrainë dhe qëndrimet e Kievit dhe BE-së

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Gjatë pjesëmarrjes së tij në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel Ministri i Jashtëm Georg Georgiev theksoi se Bullgaria mbetet e përkushtuar për të mbështetur Ukrainën, sepse mbështet rendin ligjor ndërkombëtar dhe parimin se forca nuk mund të mbizotërojë mbi ligjin, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Ai theksoi nevojën përkoherencë dhe qëndrueshmëri strategjike në kushtet e një mjedisi të ndërlikuar ndërkombëtar.  

"Jemi në një moment historik që kërkon vendosmëri, përgjegjësi dhe një angazhim të qartë ndaj vlerave dhe sigurisë sonë të përbashkët", tha ministri. "Iniciativat diplomatike duhet të pasqyrojnë qartë qëndrimet e Ukrainës dhe Evropës, në mënyrë që paqja jo vetëm të arrihet, por edhe të jetë e drejtë dhe e qëndrueshme", vuri në dukje gjithashtu Georgiev.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva