LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 5 dhjetorin

Është shpallur një kod i verdhë për reshje të rrezikshme për 4 rrethe në Bullgarinë Jugperëndimore

Enjte, 4 Dhjetor 2025, 19:40

Parashikimi i motit për 5 dhjetorin

FOTO: Georgi Nejkov

Madhësia e shkronjave

Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në Sofje - rreth 6°. Në mëngjes, do të ketë mjegull në ultësira dhe përgjatë brigjeve të lumenjve. Gjatë ditës moti do të mbetet me vranësira. Në shumë vende në gjysmën perëndimore të vendit, do të bjerë shi. Reshjet do të jenë të konsiderueshme në sasi në rajonet jugperëndimore. Do të ketë një erë të moderuar, dhe në rajonet lindore - një erë të përkohshme të fortë lindore. Temperaturat maksimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në kryeqytet do të jenë rreth 9°.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të kemi mot me re. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 14 deri në 15°, njësoj si në det. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2 ballë.

Edhe në male do të kemi mot me vranësira. Pjesët e larta do të mbulohen me re. Kryesisht në rajonin Rilla-Rodope dhe në pjesët perëndimore të malit Stara Pllanina do të ketë reshje shiu, në disa vende mbi 1600 metra mbi nivelin e detit - borë. Reshjet në rajonin Rilla-Rodope janë të konsiderueshme në sasi. Do të ketë erë të fortë, në pjesët më të larta dhe të stuhishme juglindore. Maksimumi në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 6°, në 2000 m rreth 0°.

Të shtunën për Ditën e Shën Nikollës do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin. Era do të jetë nga verilindja, temperaturat minimale do të jenë më të larta, ndërsa ato të ditës - më të ulëta me 2-3 gradë.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva