Artikull
Enjte 4 Dhjetor 2025 14:58
Enjte, 4 Dhjetor 2025, 14:58
Daniell Mitov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Prokuroria Rajonale e Sofjes paraqiti në gjykatë kërkesa për caktimin e masës “ndalim në paraburgim” për pesë persona për veprime huligane të kryera më 1 dhjetor në qendër të kryeqytetit, kur u mbajt një miting shumë i madh kundër projektbuxhetit për vitin 2026, informon institucioni. Prokuroria po mbikëqyr 16 procedime paraprake dhe 14 persona janë vënë nën përgjegjësi penale, të akuzuar për veprime huligane. Ata kanë goditur punonjës policie dhe automjete të Ministrisë së Brendshme me gurë, piroteknikë dhe shishe qelqi, si dhe kanë përmbysur kontejnerë plehrash.
“Para, gjatë dhe pas protestës u ndaluan 75 persona – 23 prej tyre janë të njohur për Ministrinë e Brendshme për shkak të pjesëmarrjeve të mëparshme në trazira, ndërsa 9 janë të mitur ose të pamitur”, tha në një seancë dëgjimore në Kuvendin Popullor ministri i brendshëm Daniell Mitov. Dhjetë personave u imponua masa “ndalim për 72 orë. Sipas ministrit, marshimi pas protestës nuk ishte i dakorduar paraprakisht dhe kjo është një nga arsyet që u arrit deri te aktet e vandalizmit, megjithëse policia kërkoi bashkëpunim nga organizatorët e protestës.
“Kryesorja për të cilën gënjyet është se nuk ka pasur informacion se do të kishte marshim. Informacioni është dhënë, dhe madje para orës 22:00”, u përgjigj lideri i “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Asen Vasilev. Ndërkohë, bashkëkryetari i “Po, Bullgaria”, Bozhidar Bozhanov, hodhi dyshimin se pikërisht organet e rendit i kanë lejuar provokatorët.
Daniell Mitov mohoi që Ministria e Brendshme të ketë qëndruar pas provokatorëve dhe deklaroi se nuk do të japë dorëheqje, raportoi gazetarja e BNR, Maria Fileva.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova