SHOQËRI

Artikull

Letër Krishtlindjeje për një të panjohur

Enjte, 4 Dhjetor 2025, 15:22

Letër Krishtlindjeje për një të panjohur

FOTO: sustudents.bg

Madhësia e shkronjave

Për të njëmbëdhjetin vit radhazi, Këshilli Studentor i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski” organizon iniciativën “Një minutë për Krishtlindje”, e cila synon të përhapë mirësi, kujdes dhe ngrohtësi njerëzore në prag të festave, njoftoi qendra e shtypit e universitetit. “Shkruaj një letër, gëzo një të panjohur!” është motoja e sivjetshme, ndërsa synimi i organizatorëve është që mesazhet të arrijnë një numër rekord marrësish në mbarë vendin.

Iniciativa fton çdo person të ndajë një minutë nga koha e tij për të shkruar një mesazh anonim për një njeri krejtësisht të panjohur. Vullnetarë të Këshillit Studentor do të printojnë, paketojnë dhe shpërndajnë letrat, kështu që ato të arrijnë marrësit e tyre në vendbanime të vogla dhe të mëdha në të gjithë vendin. Zakonisht letrat vendosen në kuti postare të shtëpive të banuara dhe mbërrijnë edhe deri në zonat më të largëta.

Çdokush mund të shkruajë një letër deri më 14 dhjetor përmes formularit zyrtar të Këshillit Studentor.

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova