Artikull
Enjte 4 Dhjetor 2025 15:41
Enjte, 4 Dhjetor 2025, 15:41
Laura Kövesi dhe Georgi Georgiev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bashkëpunimin mes organeve gjyqësore bullgare dhe Prokurorisë Evropiane e diskutuan Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev dhe Prokurorja e Përgjithshme Evropiane Laura Kövesi. Takimi u zhvillua në Ministrinë e Drejtësisë gjatë vizitës së Kövesit në Bullgari me rastin e hapjes së zyrës së Prokurorisë Evropiane në Sofje.
Georgiev informoi Kövesin për procedurën e nisur për zgjedhjen e prokurorit të ri evropian nga Bullgaria, e cila është ende në fazën e dorëzimit të dokumenteve nga kandidatët.
Pas ceremonisë zyrtare të hapjes së zyrës së Prokurorisë Evropiane, ministri Georgiev deklaroi se për procedurën disiplinore kundër Prokurores së parë bullgare Evropiane – Teodora Georgieva, informacion mund të jepet vetëm nga Prokuroria Evropiane dhe vetëm kur ka diçka për të njoftuar. Vetë Kövesi tha para mediave se nuk do të japë intervista.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva