Artikull
Enjte 4 Dhjetor 2025 17:12
Enjte, 4 Dhjetor 2025, 17:12
Bozhidar Bozhanov
FOTO: Maria Fileva
Madhësia e shkronjave
“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” të premten do të paraqesë mocion të mosbesimit kundër qeverisë së Rosen Zheljazkov. “Tema është politika ekonomike e qeverisë, pasi përmes saj u nxorën aq shumë njerëz në protestë”, deklaroi bashkëkryetari i “Po, Bullgaria”, Bozhidar Bozhanov. Sipas tij, buxheti ka qenë pika e fundit e një politike ekonomike të gabuar ndaj biznesit, klasës së mesme, zhvillimit ekonomik dhe uljes së barrës administrative. Deputeti theksoi se politika ekonomike e qeverisë është plotësisht e gabuar.
Nënkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Nikollaj Denkov, shtoi: “Nuk ka asnjë shenjë përulësie dhe asnjë ndjenjë se Ministria e Brendshme dhe qeveria u detyrohen njerëzve një ndjesë për atë që po ndodh tani me të rinjtë e ndaluar gjatë protestës kundër projektbuxhetit më 1 dhjetor. Nuk është e qartë pse pikërisht ata mbahen ende dhe pse të tjerë, që ndoshta duhej të ishin ndaluar, janë lënë të lirë.”
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova