Artikull
Enjte 4 Dhjetor 2025 17:55
Enjte, 4 Dhjetor 2025, 17:55
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Shtatëdhjetë e një për qind e bullgarëve mbështesin protestat, sipas një anketimi të agjencisë sociologjike “Mjara”, i zhvilluar “ballë për ballë” me tableta në periudhën 27 nëntor – 3 dhjetor, me pjesëmarrjen e 803 qytetarëve të rritur. Mijëra qytetarë mbushën sheshin përpara Presidencës, Kuvendit Popullor dhe Këshillit të Ministrave të hënën, duke protestuar kundër projektbuxhetit të shtetit për vitin 2026. Demonstrime u zhvilluan në shumë qytete të vendit.
Sipas sondazhit, 21.4% e të anketuarve janë kundër protestave, ndërsa 7.3% nuk kanë qëndrim. Për dorëheqjen e qeverisë isistojnë 49.8% e të pyeturve, 32.6% nuk e duan, ndërsa 17.6% hezitojnë. Zgjedhjet e parakohshme preferohen nga 48%, kundër mbajtjes së tyre janë 35.8% dhe 16.2% nuk kanë opinion.
Mbështetja për protestat është e përhapur në elektoratet e ndryshme të opozitës, si edhe ndër ata që nuk votojnë, ndërsa në kontrast duken elektoratet e partive të koalicionit qeverisës, tregon anketimi i cituar nga BTA.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova