SHOQËRI

Artikull

Iniciativa “Krishtlindje për çdo fëmijë” do të gëzojë mbi 600 fëmijë në nevojë

Premte, 5 Dhjetor 2025, 04:55

Iniciativa “Krishtlindje për çdo fëmijë” do të gëzojë mbi 600 fëmijë në nevojë

FOTO: Facebook/Visit Sozopol

Madhësia e shkronjave

Iniciativa bamirëse “Krishtlindje për çdo fëmijë”, e organizuar nga Shoqata Kombëtare e Jetimëve në Bullgari, hapet më 5 dhjetor në Sozopoll Në sheshin “Kullata” – pak para ndezjes së dritave të Pemës së Krishtlindjes – qytetarët ftohen të dhurojnë lodra për fëmijët në nevojë nga fshatrat përreth. “Ejani me një lodër dhe me dëshirë për të bërë mirësi. Nëse donatorët e vegjël sjellin lodrën e tyre, ndërsa të mëdhenjtë japin shembullin e tyre, së bashku do të mund të bëjmë Krishtlindjen e mundshme për çdo fëmijë!”, thonë nga Komuna e Sozopollit.

Kjo iniciativë kombëtare, që zhvillohet në shumë vendbanime, do t’u sjellë gëzim mbi 600 fëmijëve nga Qendrat e banimit me tip familjar dhe të tjerëve në situatë të vështirë.

Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova