SHOQËRI

Artikull

Ekspozitë e mineraleve dhe gurëve të çmuar në Muzeun “Toka dhe Njerëzit”

Premte, 5 Dhjetor 2025, 05:25

Ekspozitë e mineraleve dhe gurëve të çmuar në Muzeun “Toka dhe Njerëzit”

FOTO: earthandman.org

Madhësia e shkronjave

Një ekspozitë e mineraleve, gurëve të çmuar dhe fosileve hapet në Muzeun Kombëtar “Toka dhe Njerëzit” në Sofje. Në të marrin pjesë firma dhe koleksionistë të mineraleve dhe fosileve, si dhe krijues me punime origjinale nga minerale, tablo natyrore dhe suvenire. Vizitorët do të kenë mundësinë të shohin dhe të blejnë gurë të çmuar dhe dekorativë të punuar, si dhe produkte të ndryshme prej tyre. Koleksionistët, nga ana tjetër, do të mund të pasurojnë koleksionet e tyre me minerale nga vendburime bullgare, si dhe me shembuj të rrallë dhe ekzotikë nga e gjithë bota me vlerë të jashtëzakonshme.

Në kuadrin e ekspozitës, që mbahet nga  5 deri më 7 dhjetor,  organizohen edhe tre ekspozita të veçanta: “Minerale dhe krijesa me ngjyra. Natyra vizaton”, “Minerale inteligjente për telefona inteligjentë” dhe “Arritje të reja nga sezoni 2024/2025”, njofton BTA.

Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova