LAJME

Artikull

Bullgaria dëshiron të zgjerojë rolin e OSBE-së, e cila shënon jubileun e saj

Premte, 5 Dhjetor 2025, 08:53

Bullgaria dëshiron të zgjerojë rolin e OSBE-së, e cila shënon jubileun e saj

FOTO: MPJ

Madhësia e shkronjave

Agresioni i vazhdueshëm rus kundër Ukrainës e përball Evropën me një nga periudhat më të pasigurta të dekadave të fundit. Këtë e deklaroi ministri i jashtëm Georg Georgiev, i cili mori pjesë në takimin vjetor të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Forumi u zhvillua në Vjenë nën drejtimin e Finlandës, njoftoi ministria e jashtme.  “Kur shënohet 50-vjetori i miratimit të Aktit Përfundimtar të Helsinkit, që përmban parimet themelore të arkitekturës së sigurisë evropiane, diskutimet edhe një herë u shënuan nga agresioni i vazhdueshëm rus kundër Ukrainës dhe pasojat e tij shkatërruese për sigurinë e Evropës dhe vetë organizatës“, theksohet në njoftim.

Në kuadër të diskutimit të nisur në vitin 2025 për modernizimin dhe përmirësimin e punës së OSBE-së, Georg Georgiev vuri në dukje se objektivi i përpjekjeve duhet të jetë ruajtja e rolit thelbësor të organizatës si forum për dialog, parandalimin e konflikteve dhe kërkimin e përgjegjësisë për shkeljen e parimeve të Helsinkit.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova