Artikull
Dielë 7 Dhjetor 2025 08:00
Dielë, 7 Dhjetor 2025, 08:00
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
20 ndërtesa karakteristike nga periudha socialiste dhe postsocialiste të kryeqytetit bullgar janë paraqitur në hartën e parë turistike të arkitekturës së pasluftës në Sofje. Botimi dokumenton periudhën historike pas viteve ’40 të shekullit të kaluar dhe zbulon shtresat më pak të njohura urbane dhe transformimet gjatë shekullit XX, bëhet e qartë nga reportazhi i Milla Mlladenova nga programi "Horizont" i BNR. Harta është botim dygjuhësh në gjuhën bullgare dhe angleze. Është krijuar nga “Turizëm” – Visit Sofia dhe Fondacioni “Trashëgimia e re arkitekturore”.
Autorët e saj kanë shmangur atraksionet e stërpërdorura në kërkim të shtresave pas fasadave – nga piramida e kthyer e Radios Kombëtare Bullgare deri te komplekset moderniste administrative, që shpesh mbeten jashtë itinerareve të zakonshme.
FOTO: BTA
“Kjo hartë është një miks, pikë ndërprerjeje mes trashëgimisë kulturore, turizmit kulturor dhe zbulimit të qytetit”, thotë arkitektja Aneta Vasileva, pedagoge e Historisë së arkitekturës në Universitetin e Arkitekturës, Ndërtimit dhe Gjeodezisë. Dhe shton se pikërisht shumështresimi i Sofjes është burimi i saj më i çmuar.
FOTO: BTA
Dy itineraret me ngjyra – blu dhe portokalli – nisen nga NDK dhe Interpred dhe nxisin si shëtitjet në këmbë, ashtu edhe lëvizjen me transport publik, duke i çuar vizitorët edhe jashtë pjesës qendrore të qytetit.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski