LAJME

Artikull

Prodhuesit e duhanit kërcënohen nga akciza të reja në BE

Premte, 5 Dhjetor 2025, 10:23

Cvetan Filev

Cvetan Filev

FOTO: Facebook / Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Duhanit – 2010

Madhësia e shkronjave

Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Duhanit – 2010 kërkoi një takim me Ministrinë e Bujqësisë në dhjetor dhe thirrjen më pas të Këshillit Konsultativ për duhanin në janar, raporton BTA. Përsëri në BE po diskutohet vendosja e akcizës mbi duhanin e papërpunuar dhe mbi përpunuesit e parë që e blejnë atë. Nëse kjo ndodh, prodhuesit bullgarë të duhanit nuk do të kenë kujt t’ia shesin lëndën e parë, dhe kjo, përveç efektit ekonomik, do të ketë edhe një ndikim serioz social, sepse në disa zona të vendit duhani është burim kryesor i jetesës. Këtë paralajmëroi para BNR kryetari i Shoqatës, Cvetan Filev. “Nëse përpunuesit e parë detyrohen të krijojnë depo akcize, ata refuzojnë të punojnë në tregun bullgar dhe transferojnë kompanitë e tyre jashtë BE-së. Kërcënimi është që më pas nuk do të kemi kujt t’ia shesim lëndën e parë”, tha Filev.

Prodhuesit e regjistruar të duhanit në vitin 2025 janë mbi 8300.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova