Artikull
Premte 5 Dhjetor 2025 11:21
Premte, 5 Dhjetor 2025, 11:21
FOTO: Bashkia e qytetit Stara Zagora
Madhësia e shkronjave
Një i porsalindur i tigrit bengalez është banori më i ri i Kopshtit Zoologjik në Stara Zagora. Sipas drejtorit, Najden Ilinov, ky shumëzim i llojit është një arritje me rëndësi botërore, pasi ky lloj është kritikisht i rrezikuar nga zhdukja. Prindërit e të porsalindurit janë Karina dhe Bellço, të cilët janë një çift prej tetë vitesh, dhe ky është fëmija i tyre i parë. Më 25 dhjetor pritet të bëhet edhe vaksinimi i parë i kafshës; atëherë ajo do të ketë 45 ditë dhe do të mund të përcaktohet gjinia e saj, pasi për momentin nëna e ruan pandarë. Atëherë pritet që tigri i vogël të guxojë të dalë në oborr. Sipas Ilinov, deri tani i porsalinduri është në gjendje të mirë shëndetësore.
Kryetari i Bashkisë së qytetit Stara Zagora, Zhivko Todorov, bëri thirrje ndaj banorëve të qytetit që të propozojnë një emër për të porsalindurin, raporton Radio Stara Zagora.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova